More

    Lloga dhe Mexhiti të ftuar në Kongresin Botëror të Biznesit Turk, i pranishëm dhe Erdogani

    Ministri i drejtësisë Krenar Lloga dhe ai i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti isbin të ftuar në jubileun (10 vjeçar) të Kongresit Botëror të Biznesit Turk, që mbledh në një vend personalitete të biznesit, akademikë, artistë dhe sportistë, me origjinë turke dhe nga vendet mike të Turqisë, nga e mbarë bota.

    Në këtë ngjarje morën pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë si presidenti Taip Rexhep Erdogan, Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, Ministri i Tregëtisë Prof.Dr.Omer Bolat, Kryetari i DTIK, Nail Olpak, si dhe ministra nga disapora dhe shtetet mike.

    “Ky Kongres afron biznesin me diasporën turke, rrit bashkëpunimin mes shteteve turkfolëse dhe diasporës së tyre që jashtë kufijve respektive paraqitet si një komunitet i vetëm. Kongresi Botëror i Biznesit Turk (DTIK) për 10 vite ka arritur të ngrejë bashkëpunimin, ka rritur forcimin e ekonomisë së shtetit dhe asaj private, në vendet përkatëse dhe në botë.

    Përveç marëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore, mbështetjes së vazhdueshme në projekte të ndryshme me rëndësi, Turqia shërben si shembull ku një vend krijon politika të avancuara, ku ne vetëm mund të përfitojmë nga përvojat në fjalë.
    Ky event ishte një shembull i mirë që duhet ndjekur edhe nga Maqedonia e Veriut, sepse ka një diasporë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës dhe e koncentruar në tri kontinente.

    Duke patur parasysh se edhe populli shqiptar regjistron një numër të madh të mërgimtarëve në thuajse të gjitha vendet e botës, mes të cilëve spikaten shumë personalitete që kanë arritur majat e suksesit në sfera të ndryshme, një Kongres si ky do të hapte mundësi të reja zhvillimi dhe avancimi për diasporën shqiptare, unifikimin që duhet të përçohet në vendet respektive për zhvillimin ekonomik, social, kulturor, teknologjik dhe gjithçka tjetër që mund të vihet në funksion të përafrimit shpirtëror dhe ekonomik”, deklaroi ministri Lloga

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së...

    Sulm terrorist në Ankara: Të plagosur dy policë

    Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para...

    Shkup: Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë...

    Parashikimi i motit për sot në Maqedoni,

    Me diell më pak dhe kryesisht në pjesët veriore me vranësira mesatare.Temperatura minimale do të jetë në interval prej...
    WordPress Ads