More

    Lëshohet në përdorim ujësjellësi në fshatin Kamjan

    Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, tha se para disa muajve askush nuk besonte se për një kohë të shkurtër do të arrijmë të realizojmë këtë projekt kapital për banorët e fshatit Kamjan.

    Është lëshuar në përdorim ujësjellësi i ri për fshatin Kamjan të Komunës së Bogovinës. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, tha se pas ujësjellësit të fshatit Kamjan, pritet së shpejti të fillojë edhe projekti për ujësjellësin në fshatin Pallçisht të kësaj komune. “Me këtë rast është bërë rikostruimi i tërësishëm i rrjetit të ujësjellësit në gjatësi rreth 9 kilometra dhe më këtë – banorët e këtij fshati do të kenë ujë të pastër dhe të shëndetshëm, diçka që në të kaluarën ishte problematike për këta banorë. Bëhet fjalë për një projekt të madh, që ka vlerën rreth 15 milion denarë, investim i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe paraqet kënaqësi që zgjidhim një problem kyç për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Mund të potencoj se përveç mbylljes së këtij projekti, dua të paralajmërojë projekt të rëndësishëm që është sistemi për ujë të pijshëm në fshatin Pallçisht, ku jemi në fazën përfundimtare, është zgjedhur realizues i punëve, është zgjedhur edhe organi mbikëqyrës dhe javën e ardhshme pritet të fillojë edhe realizimi i këtij projekti të rëndësishëm me vlerë mbi 300 mijë euro”, tha Boçvarski.

    Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, tha se para disa muajve askush nuk besonte se për një kohë të shkurtër do të arrijmë të realizojmë këtë projekt kapital për banorët e fshatit Kamjan.

    “Ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit të pushtetit lokal dhe atij qendror në realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve për banorët. Po ashtu, dua të theksoj se kjo komunë është Strategjike për të ardhmen, sepse në këtë komunë do të kalojë edhe Korridori 8 dhe me këtë – kjo komunë do të ketë mundësi më të mëdha për zhvillim të saj”, tha Rexhepi. Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, u shpreh se ky projekt është shumë i rëndësishëm për banorët e fshatit Kamjan. “Projekti ka filluar në muajin e gjashtë të vitit të kaluar, ndërsa për shkak të kushteve klimatike, gjatë sezonit të dimrit u ndërprenë punimet dhe në pranverë sërish filluan punët. Me këtë arritëm të përmbyllim projektin dy muaj para afatit të paraparë”, tha Emshiu. Për Komunën e Bogovinës, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve janë ndarë edhe 700 mijë euro për rikostruimin e rrugëve lokale. (koha.mk)

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmanii
    - Marketing -Bujar Osmanii

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmanii
    spot_img

    Të fundit

    Osmani: Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga “Ballkani i Hapur

    Osmani tha se si ministër i një vendi anëtar në NATO, ka informacione shtesë për sulmin në Banjskë të...

    Në Shkup sanksionohen 153 shoferë, 13 pa patent shoferi

    Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej...

    Kapet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen si në filma të kasafortës në Shkup, mësohet shuma e parave që vodhën hajnat

    Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se autoritetet kanë zbuluar njërin prej personave të dyshuar për vjedhjen e kasafortës në...

    Fronti Europian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare! Opozita shqiptare të rreshtohet me pro-europianët

    Nga koalicioni i Frontit Europian thonë se VMRO dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit...