Gjykata Kushtetuese vendosi të ketë seancë përgatitore, në të cilën, ekspertë profesorë, por edhe parti politike, të marrin pjesë në debat, ku gjithkush do t’i paraqiste argumentet e tij.
Ky propozim doli nga gjykatësja kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për lëndën.
E vetmja që ishte kundër kësaj, ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila tha se Gjykata Kushtetuese është ajo që duhet të sjell vendim për diçka, nëse diçka është apo jo kushtetuese.