More

    Kurti: Serbia duhet ta njoh Kosovën – Asociacioni bie ndesh me Kushtetutën

    Kryeministri Albin Kurti thotë se “Beogradi e ka një pakt me Moskën” dhe se “BE-ja duhet të ndërhyjë”.

    Në një intervistë për gazetën italiane, La Stampa, Kurti ka kërkuar sërish më shumë trupa të NATO-s në Kosovë.

    Nga Ukraina në Kosovë, “Armiku është i njëjti: Putin. Serbia ka marrëveshje me Kremlinin për të destabilizuar Rajonin.

    Kufiri mes NATO-s dhe Rusisë është edhe këtu, në Ballkan”. Kryeministri kosovar, Albin Kurti, më 15 dhjetor ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në BE. Sot merr frymë, pas javësh tensionesh dhe përplasjesh në veri të vendit, me minoritetin serb që ngriti barrikada. Kujtimi i luftës (1998-99) është shumë afër, dhe shumë i dhimbshëm, për të menduar për një konflikt të ri. Armiqësitë në këtë plan duket se vetëm janë shtyrë për ca më vonë, para zgjedhjeve të prillit.

    Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është më larg se kurrë. Sipas Kurtit, sepse Beogradi e kundërshton. Si një lloj dere rrotulluese nga e cila Moska dëshiron të kërcënojë indirekt edhe BE-në, shkruan gazeta torinez.

    La Stampa: Kryeministri Kurti, vendi juaj, më i riu i lindur në Evropë, 15 vite më parë, po përjeton muaj të rrezikshëm për stabilitetin e tij. Si planifikoni të parandaloni një përshkallëzim?

    Kurti: Vendi ynë ka pasur një vit të mbarë. Ne jemi dëshmia se demokracia dhe zhvillimi ekonomik ecin krah për krah, me rritje 4%, eksporte +23, investime të huaja direkte +47. Jemi përmirësuar me 17 pozicione në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, e njëjta gjë për lirinë e shtypit. Jemi në vendin e parë në Ballkan Perëndimor për shtetin e së drejtës. Por marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe ne duhet t’i normalizojmë.

    La Stampa: Por një marrëveshje midis jush dhe presidentit serb Vuçiq duket e pamundur. Ju jeni në një debat me pyetje dhe përgjigje të ashpër. Deri në çfarë pike jeni të gatshëm të shkoni për paqen në vendin tuaj?

    Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve duhet të ketë në thelb njohjen reciproke. Serbia duhet ta njohë Kosovën. Besoj se propozimi i BE-së i shtatorit të kaluar mund të shërbejë si një bazë e mirë për diskutimet e mëtejshme drejt këtij qëllimi demokratik. Duhet të bëhet një presion ndërkombëtar.

    La Stampa: Gjithashtu edhe nga ana juaj pra, duhet të ketë një hap drejt Beogradit. I dërguari i SHBA-së në Prishtinë, Derek Chollet, ju ka tërhequr vëmendjen, duke ju kujtuar të respektoni marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Veriore në shumicë serbe. A do ta bëni?

    Kurti: Paraardhësit e mi kanë lidhur 33 marrëveshje në dhjetë vjet, në bisedime në Bruksel. Njëra prej tyre është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. E vetmja marrëveshje që dështoi në testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Prandaj, ne gjendemi në këtë vështirësi. Mendoj se Kosova garanton nivelin më të lartë të të drejtave të pakicave. Sidomos për minoritetin serb. Shteti ynë është i përbërë nga 93% shqiptarë, gati 5% serbë, pjesa tjetër janë boshnjakë, romë, ashkali, egjiptianë, turq dhe goranë. Ne zbatojmë në mënyrë të njëanshme parimet e Kushtetutës sonë të shkruara nga ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari në periudhën para Shpalljes së Pavarësisë. Bëhet fjalë për standardet më të larta evropiane. Një asociacion etnik i komunave bie ndesh me frymën e Kushtetutës sonë.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

    Në një panel diskutimi të mbajtur së fundmi, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për kryetar...

    Më 11 prill në Shkup do të shfaqet “Zonjat e Avinjonit”

    Opera dhe Baleti Nacional në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që më 11 prill do të shfaqet vepra artistike...

    Kuvendi i ASH-së krahu i Selës vendosi, i bashkohet Frontit Europian

    Sapo ka votuar Kuvendi i ASh-së që ti bashkohet Frontit Europian. Siç mësohet ASH-ja e Ziadin Selës do të fitoj...

    Rama: Synojmë të kemi 4 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri

    Për herë të parë Shqipëria u vlerësua nga Standard & Poor’s me BB-, duke shënuar përmirësim në pozicionin fiskal....