More

    Klinika universitare e reumatologjise në kongresin ndërkombëtar EULAR 2022

    Stafi drejtues dhe përfaqësues të Klinikës Universitare të Reumatologjisë në Shkup po marrin pjesë në Kongresin Ndërkombëtar EULAR në Kopenhagë të Danimarkës.

    EULAR zhvillohet prej datës 1 deri më 4 Qershor dhe ka për qëllim të prezantojë zbulimet më të reja dhe më të avancuara në degën e reumatologjisë të cilat mund të quhen edhe si e ardhmja e kësaj lëmie.

    Kongresi EULAR përbëhet nga një rrjet i gjerë i zbuluesve që punojnë drejt ilustrimit të hulumtimeve më të reja shkencore, duke diskutuar çfarë është e re në sesionet e dedikuara si dhe duke prezantuar të dhëna se si të trajtohen sëmundjet reumatike dhe muskulo-skeletore (RMDs).

    Tani në këtë kohë pas 2 viteve lufte me Covid 19 aty do të paraqiten edhe metodat e reja të cilat mund të aplikohen tek pacientët.

    Kongresi EULAR ka mijëra pjesëmarrës nga më shumë se 140 vende të botës dhe mbahet çdo vit në Qershor në qytete të ndryshme evropiane.

    Megjithatë, për shkak të kufizimeve të pandemisë EULAR u detyrua të anulojë çdo takim dhe konferencë të drejtpërdrejtë me prezencë fizike. Prandaj, për 2 vite me radhë, në vitin 2020 dhe 2021 kongresi i EULAR-it u zhvillua virtualisht.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Drejtori ShA MEPSO Orhan Murtezani mer pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENTSO-E

    Drejtori Gjeneral i ShA MEPSO z. Orhan Murtezani merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENTSO-E, si anëtar zyrtar. Në...

    Shtrenjtimi i rrymës, Bislimovski: Çmimi i ri nuk dëmton amvisëritë e vogla

    Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski edhe sot foli për çmimet e reja të energjisë elektrike. Ai...

    Bekteshi: Kufizime nuk do ketë, na pret një dimër i vështirë

    Kufizime të energjisë elektrike nuk do të ketë, por do të jetë një dimër i vështirë jo vetëm për...

    Seancë për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi

    Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbahet seanca plenare e 77-të me pikën e...
    WordPress Ads