More

    Këto pjesë të Shkupit sot do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë dhe rrymë elektrike

    Qendra rajonale për menaxhimin e krizave në Qytetin e Shkupit, pas njoftimit nga EVN-ja, informoi se për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, pa energji elektrike do të mbesin pjesë të fshatit Novosellë, komuna Gjorçe Petrov, vendbanimet Hrom, Usje, Draçevë dhe pjesë e fshatit Zelenikovë.

    Ndërprerje të furnizimit me ujë sot do të kenë shfrytëzuesit në Shkup nga rr. “Brigada maqedono-kosovare”, rr.11 Mahalla romëve, Kazerma Ilinden dhe objektet përreth, në komunën Karposht dhe komunën Çair.

    Pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në orën 13:00 do të jenë shfrytëzuesit nga një pjesë nga rr. “Volkovska” në fshatin Novosellë, komuna Gjorçe Petrov. Për shkak të aktiviteteve për vendosjen e linjës elektrike kabllore, ekipet e EVN Maqedoni do të vendosin regjim të përkohshëm të komunikacionit në një pjesë të rrugës “Volkovska” në vendbanimin Novosellë, gjatë ditës nga ora 08:00 deri në orën 13:00. Regjimi kohor do të shënohet me sinjalistikë përkatëse të komunikacionit.

    Nga ora 09:30 deri në orën 11:30, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga vendbanimi Usje, Komuna Kisella vodës, nga ora 09:30 deri në orën 13:00, shfrytëzuesit nga rr.”Mançu Matak” në vendbanimin Hrom, Komuna Gjorçe Petrov, nga ora 09:00 deri në orën 14:00, shfrytëzuesit nga rr “Rumena Haxhipanzova” në vendbanimin Draçevë, Komuna Kisella Vodë dhe nga ora 09:00 deri në orën 14:00, shfrytëzuesit nga një pjesë e fshatit Zelenikovë.Nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup, informojnë se sot për shkak të kryerjes së dy lidhjeve të ujit në rrjetin e ujësjellësit me diametër nga f-250 mm në f-200 mm dhe f-250 mm në f-80 mm, në rr, 1688 pa nr (në rrethin e kazermës Ilinden), nga ora 08:30 deri në përfundimin e punimeve, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit nga rrugët “Brigada maqedono-kosovare”. “Mahalla e romeve”, Kazerma Ilinden dhe objektet në rrethinë, komuna Karposh dhe komuna Çair.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    [quads id=5]

    [quads id=4]

    spot_img

    Të fundit

    Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar ligj që ndalon “sjelljen e papërshtatshme” ndaj librave fetarë. Ligji njihet gjerësisht në vend...

    Rrahje në burgun e Idrizovës

    Më datë 06.12.2023 në ora 16.00 në SPB Shkup, nga IEVP Burgu Idrizovë, është raportuar se më datë 05.12.2023...

    Vauçerë për vizitë të vendeve turistike në Maqedoni- masa e re për mbështetje të studentëve

    Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të...

    Ziberi: Disa institucione kanë punësuar vetëm maqedonas, disa vetëm shqiptarë

    Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke prezantuar Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe...
    spot_img
    WordPress Ads