More

    Ja kush jam dhe sa kam arritur… Kur ALI PASHË TEPELENA i shkruante Mbretit të Anglisë

     “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 13 janarit 1821, në faqen n°4, shkresën e Ali Pashë Tepelenës drejtuar asokohe mbretit të Anglisë bashkë me një portret të tijin, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar

    Rreth një vit më parë, Aliu i famshëm bëri (ka urdhëruar t’i pikturojnë) portretin e tij, të cilin thuhet se do t’ia dhuronte mbretit të Anglisë (mund të bëhet fjalë për mbretin George IV, i ngjitur në fron më 29 janar 1820, pas vdekjes së babait të tij, mbretit George III). Ai paraqitet në të duke mbajtur në dorë një letër në të cilën kishte shkruar në greqishten e re një shkresë të vogël, të cilën ia diktoi njërit prej sekretarëve të tij, dhe e cila është pikturuar (shkruar) me shumë vërtetësi, në një stil të përmbledhur, të qartë dhe origjinal. Ja përkthimi i kësaj shkrese vërtet kurioze:

    “Unë kam lindur në një tokë të Shqipërisë, e quajtur Tepelenë, nga prindër fisnikë, djalë Pashai. Babai im, si dhe paraardhësit e mi, i shërbenin rajonit, duke ndihmuar banorët e tij. Me vdekjen e babait tim, unë mbeta vetëm në moshën gjashtë vjeçare. Atëherë miqtë dhe armiqtë, dhe të gjithë ata që kishin marrë favore nga babai im, u kthyen kundër meje si luanë të furishëm për të më prerë fytin. Por i Plotfuqishmi që kishte vendosur tashmë që unë të jetoja gjatë dhe të ngrihesha në një gradë të lavdishme, më hoqi nga dhëmbët e tyre dhe më ruajti nga çdo e keqe. Ai jo vetëm që më dha hua krahun e tij të fuqishëm, por gjithashtu më mundësoi të shkatërroja disa nga armiqtë e mi me luftë, ose t’i largoja ata.

    Kështu, me vullnetin e Zotit, kam fituar aq shumë lavdi, saqë sovrani im më ka mbuluar me nderime, me pasuri dhe kam grumbulluar thesare të pashtershme.

    Pasi u ngjita në majën e madhështisë dhe të pasurisë, shfarosa të gjithë armiqtë e mi, disa i përmbysa duke i ndjekur me hekur e zjarr, të tjerët i ktheva në skllavëri, nënshtrova gjithë Shqipërinë, nënshtrova disa rajone, pushtova, asgjësova të poshtrit dhe vrasësit; I kam nderuar të drejtit; I rrita të vegjlit; I kam pasuruar të varfrit dhe kam përulur krenarët (mendjemëdhenjtë). E megjithatë, megjithëse isha bërë jashtëzakonisht i pasur dhe i lavdishëm, nuk u kënaqa kurrë; etja ime për ar dhe lavdi ishte e pashuar. Erdha, pashë dhe kalova. Ika dhe humba pasurinë dhe lavdinë, e kuptova qartë se çdo gjë këtu poshtë është e zbrazët dhe se gjithçka në këtë botë është vetëm kotësi”. /Derveni.mk

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Suspendohen dy policët në Idrizovë, u mashtruan nga një i burgosur duke u marrë 4000 euro

    Dy policët të cilët pretendonin se ishin mashtruar nga një i burgosur janë suspenduar, informoi ministri i Drejtësisë, Krenar...

    Të paktën dy të vrarë nga të shtënat në Roterdam

    Të paktën dy persona u vranë nga të shtënat në Roterdam, ka thënë policia në një konferencë për shtyp. Policia...

    Ky është 19-vjecari i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra më thikë në kufirin Serbi-Kroaci

    Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi sot janë sulmuar dy...

    Nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal/ Lloga tregon përse nuk i nënshkroi ndryshimet ligjore

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot për herë të parë u prononcua për mediat se përse nuk i nënshkroi...
    WordPress Ads