More

    GYPAT E UJIT QE NJË VIT NGELËN MBI SIPËRFAQE, BEXHETI: SHUMË SHPEJT DO TË FILLOJNË PUNIMET

    Mbi 150 gypa uji kanë mbetur mbi tokë.

    Këto gypa janë rrugës nga fshati Rashçe për në fshatin e Kopanicës, të Komunës së Sarajit.

    Nga viti 2017 banorëve u bë me dije se do të bëhet riparimi i gypave të ujit, por sipas tyre nuk kishte nevojë meqenëse nuk kishin probleme me ujësjellësin. Ata thonë se as që kanë kërkuar një gjë të tillë.

    “Shumë me vonesë jemi njoftuar, as banorët dhe as unë si udhëheqës, nuk ka pyetur askush, dhe pse janë këto gypa këtu. Ne gypat i kemi të vendosur para disa vjetëve 7-10 vjet, ujë kemi rregullisht, nuk na kanë kontaktuar neve se përse kanë ardhur këto gypa”, u shpreh Xhezmi Ademi, Nënkryetar i Bashkësisë Lokale Kopanicë.

    Punimet për vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit, kishin filluar para një viti.

    Ndërsa tani përveç se është ndaluar puna e gypave ka lindur edhe një problem tjetër.

    Banorët nuk lejojnë që rrjeti i ri i ujësjellësit të kaloj nëpër arat e tyre. Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti thotë se punimet janë ndalur për shkak të periudhës së dimrit, ndërsa do të vazhdojnë shumë shpejt.

    “Duke pasur parasysh se kemi qenë në kohë dimri dhe realisht nuk kanë mundur që të vazhdojnë investimet dhe njëkohësisht duke pasur mirëkuptim edhe për periudhën e kohës së dimrit dhe disa problemeve pronësore juridike si dhe pjesa më e vështirë e punimeve që na kanë informuar nga ana e ujësjellësit. Pritet që tani të vazhdojnë punimet dhe që është një projekt shumë i mirë”, tha Blerim Bexheti, Kryetar i Komunës së Sarajit.

    U munduam të marrim prononcim edhe nga Drejtoria e Ujësjellësit por nga atje nuk përgjgijen në pyetjen se kur do të rifillojnë punimet e lëna përgjysmë në fshatin Kopanicë.

    https://m.youtube.com/watch?v=s7Sjq0zAbuQ

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup emërohet Muhsin Arifi

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup është emëruar Muhsin Arifi, njofton derveni.mk. ”Të dashur miq,kolegë,bashkëpunëtor... Jam i nderuar të...

    Alternativa : Çfarë feston BDI-ja?

    Ali Ahmeti dhe partia e tij sot po kremtojnë 21 vjet funksionimi si parti politike, prej të cilave 20...

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetik publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga...

    Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, punëtorët kërkojnë pagat e muajt prill

    Qarkullimi hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave në vend është ndërprerë që nga mëngjesi i sotëm pasi punonjësit e mirëmbajtjes...
    WordPress Ads