More

    Grubi: Hiqen maskat në hapësira të mbyllura

    Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka njoftuar përmes profilit të tij në facebook që Qeveria ka miratuar heqjen e maskave në hapësirat e mbyllura.

    “Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për lehtësimin e masave anti – Covid dhe në përputhje me situatën e përmirësuar epidemiologjikе miratuam këto vendime:
    ?? shfuqizohet masa për mbajtjen e obligueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura përveç në shtëpitë e shëndetit, barnatore, mjetet e transportit publik (autobus, tren, aeroplan, taksi), institucionet e përkujdesit për personat e moshuar dhe personat me nevoja të posaçme;
    ??nxënësit e shkollave të mesme mund të ndjekin mësim me prezencë fizike pa mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse;
    ??shfuqizohet ndalesa për organizimin e ekskurzioneve dhe mësimit në natyrë në shkollat fillore dhe shkollat e mesme dhe
    ?? lejohet puna me prezencë fizike e komisioneve mjekësore për përcaktimin e kompensimeve për invaliditet dhe komisioneve për përcaktimin e së drejtës për ndihmë dhe përkujdes nga person tjetër.”

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe më ngrohtë. Kah fundi i ditës do të ketë kushte ëpr reshje...

    “Mos voto”, thirrjet e çuditshme të vendosura në veturat e Çairit

    Nga ora 7 e mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë Veriore. Ndonëse nga politika është bërë thirrje...

    Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet presidenciale

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit. Sipas...

    MASH: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi për ditët e votimit, 24 prill dhe 8 maj, si dhe...