More

    Flet Dauti nga Shkupi, dikur milioner tani jeton në garazhë: I humba gjitha në kazino!

    Ishte milioner, tani jeton në garazhë. Ky është rrëfimi në pika të shkurtra për shkupjanin Daut Tahir, dikur pronar i kompanisë së suksesshme për tregti me materiale elektrike, sot i pastrehë. Ai sot është penduar, por e pranon që tani është vonë. 58 vjeçari, tani i ndarë nga bashkëshortja dhe fëmijët, e pranon se vetë është fajtor për gabimet që ka bërë. “Çdo ditë kthehem mbrapa me mendime, por kthim mbrapa nuk ka. Unë jam fajtor për krejt situatën. Jam fajtor për divorcin me bashkëshorten, u bëja probleme. Fëmijët morën rrugën e tyre, nuk kam komunikim fare me ta. Bixhozi është punë e keqe nga e cila vështirë dilet. Porosia ime është që asnjëherë të mos filloni me një gjë të tillë. Një vit isha në burg, e pastaj shtëpia ime u bë rruga”, thotë Tahir.

    Humbja e gjithçkaje që ka pasur, ka marrë edhe “tatimin” e vet shëndetësor. Ai është sëmurë nga zemra dhe ka tre “bajpase”.Tani flen në një garazhë me të ardhura prej 1.400 denarëve (22 euro) në muaj. Në ndihmë i ka dalë organizata e Kryqit të Kuq, duke e angazhuar si berber në qendrën për persona të pastrehë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Këto janë policët shqiptarë të cilët gjetën dy vajzat e humbura

    Para disa orëve u gjetën janë gjetur 12-vjeçarja Anisa Ajro dhe 15-vjeçarja Melisa Kurtishi të zhdukura dy ditë më...

    Ende nuk janë gjetur vajzat nga Shkupi, Anisa dhe Melisa

    Anisa Ajro nga Shkupi, nxënëse 12-vjeçare në klasën e shtatë dhe Melisa Kurtishi 15 vjeçare nxënëse në klasën e...

    Sot mblidhet kryesia e BDI-së në Tetovë

    Sot me fillim në orën 13:00 në Tetovë, BDI ka caktuar mbledhje të kryesisë së re të partisë. Sipas informacioneve...

    Vjedhje në Matkë, autorët janë pranë kapjes nga policia

    Në orët e vona të natës së djeshme është kryer vjedhje në lokalin Kulla Hillside Haven, me këtë rast...
    WordPress Ads