More

    Erdogan: Turqia do t’i vërë shenjën shekullit të 21-të

    Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha të mërkurën se Turqia dhe kombi turk do t’i vendosin shenjën shekullit të 21-të me arritjet e tyre.

    Këtë Presidenti Erdoan e tha në fjalën drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë e ndarjes së Medaljes Shtetërore të Lavdërimit, organizuar të mërkurën në Pallatin Çankaya në kryeqytetin Ankara.

    Sot në të gjithë vendin tonë janë ndarë 376 Medalje Shtetërore Lavdërimi për familjarët e dëshmorëve dhe veteranëve, tha udhëheqësi turk.

    “Si President i Turqisë dhe Komandant i Përgjithshëm (i Forcave të Armatosura), dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjithë dëshmorët dhe veteranët tanë në praninë e vëllezërve e motrave të mia që gjenden këtu”, tha ai.

    Duke theksuar se Turqia ka pothuajse 40 vjet që lufton kundër terrorizmit, i cili cenon ekzistencën e atdheut dhe paqen e njerëzve, Erdoani tha se mijëra njerëz kanë dhënë jetën e tyre nga të gjitha grupet e shoqërisë, duke filluar që nga pjesëtarët e forcave të rendit e deri te qytetarët civilë.

    “Ne kemi filluar të shohim rezultatet e të gjitha vuajtjeve që kemi kaluar në luftën tonë kundër terrorizmit. Vendi ynë po arrin suksese të rëndësishme në këtë luftë kundër të gjitha formave të terrorizmit”, u shpreh Erdoan.

    “Ne po i shkatërrojmë një e nga një strofkat e terroristëve, pavarësisht se ku janë ata. Për gjakun e derdhur të dëshmorëve tanë gjithmonë kemi marrë hak dhe këtë do ta bëjmë gjithmonë. Me dronët tanë të armatosur (SIHA) ne nuk i lëmë të marrin frymë baronët e terrorit në Irak dhe Siri. Shpresoj se Turqia dhe kombi turk do t’i vendosin shenjën shekullit të 21-të”, siguroi presidenti Erdoan. /TRT/

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    Hyri për ta gjetur fatin, por e gjen vdekjen, 62 vjeçari vdes në kazino

    Mjeku i Emergjencave të Manastirit dje në orën 18:30 në SPB Manastir ka raportuar se nga një kazino në...

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe më ngrohtë. Kah fundi i ditës do të ketë kushte ëpr reshje...

    “Mos voto”, thirrjet e çuditshme të vendosura në veturat e Çairit

    Nga ora 7 e mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë Veriore. Ndonëse nga politika është bërë thirrje...

    Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet presidenciale

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit. Sipas...