More

    Dronët Bayraktar arrijnë në Kosovë

    Ushtria e Kosovës është pajisur me dronët Bayraktar, të cilët muaj më parë Ministria e Mbrojtjes kishte nënshkruar kontratë me një kompani prodhuese në shtetin e  Turqisë.

    Siç mëson Telegrafi, dronët kanë gjatë dy ditëve të kaluara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe për këtë kishte edhe prani të shtuar të Forcës së Sigurisë në zonën VIP të Aeroportit.

    Lidhur me ardhjen e dronëve në Kosovë kanë shkruar edhe mediat në Turqi. Telegrafi ka tentuar të marrë informata zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, por zyrtarët e kësaj ministrie nuk i janë përgjigjur thirrjeve.

    Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vitit të kaluar kishte realizuar edhe një vizitë në Turqi, ku për së afërmi ishte njoftuar me dronët dhe teknologjinë e fundit që po prodhohen në kompaninë Baykar.

    Po ashtu, edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani vitin e kaluar kishte vizituar fabrikën e dronëve “Bayrakar”.

    “Vizitën në Turqi e fillova në fabrikën për prodhimin e dronëve “Bayaktar”, në Stamboll, e cila është një rrëfim inspirues për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë”, kishte deklaruar Osmani.

    Ndryshe, dronët inteligjentë janë sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore.

    Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin.

    Ndryshe, edhe një kontrollues i trafikut ajror, Gerjon ka shkruar rreth dronëve Bayraktar.

     

     

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    Mediat në Bruksel: Fitorja e VMRO-DPMNE-së është fundi i ëndrrës evropiane të Maqedonisë

    Maqedonia e Veriut shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi asnjë kandidat nuk fitoi mbi 50 për...

    Norvegjia i dhuron ushtrisë së Maqedonisë 76 automjete

    Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 veturash nga Mbretëria e Norvegjisë. “Shtatëdhjetë e gjashtë...

    LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

    Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa, dhe në rrugë me lagështi. Komunikacioni jashtë...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, kurse në male me borë. Lokalisht reshjet...