More

    Digjen katër automjete në Krushopek të Sarajit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në orët e para të mëngjesit janë djegur 4 automjete në fshatin Krushopek të komunës së Sarajit, përcjell TV21. Nga MPB thonë se zjarri është fikur nga ekipi i zjarrëfikësve, ndërsa fatmirësisht nu ka të lënduar.


    “Me datë 14.09.2022 në ora 03.07 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Krushopek, komuna Sarajit, ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Opel” me targa të Shkupit në pronësi të O.S.(25) nga f. Krushopek, automjeti i pasagjerëve “Daevu Tiko”, me targa të Shkupit, në pronësi të R.S.(54) nga fshati Krushopek, automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit në pronësi të M.S.(35) nga fshati Krushopek dhe një motoçikletë targa. Nga zjarri është përfshirë edhe muri dhe dera hyrëse e shtëpisë së B.S.(37), para së cilës ishin parkuar veturat. Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe nuk ka persona të lënduar”, thonë nga MPB. /Derveni.mk

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Shuton Ali Ahmeti: BDI mund të vazhdojë pa Blerim Bexhetin

    BDI ka ngritur struktura të qëndrueshme që mund të fuksionojë pa Ali Ahmetin, Blerim Bexhetin, Musa Xhaferin kështu është...

    Aksident i rëndë në Çair

    Sot ka ndodhur një aksident në Bulevardin Bosnjë-Hercegovina, sipas fotografisë shihet se në aksident janë përfshirë një furgoni vogël...

    Përplasjet VMRO-Arskovska, pësojnë qytetarët

    Përplasjet VMRO-Arsovska, shkarkimet dhe dorëheqjet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit kanë lënë një kaos prapa...

    Rrugët dytësore në Tetovë, në gjendje të keqe

    Viteve të fundit sikur është bërë rregull i pashkruar që të asfaltohen dhe të kujdesen vetëm për rrugët në...
    WordPress Ads