More

    Deponia në Debërcë ka 3 ditë që digjet, kryetari i Zhelinës ankohet se nuk ka përkrahje nga pushteti qendror

    Kjo deponi përreth magjistrales Tetovë-Shkup, më saktësisht në komunën e Zhelinës, ka tre ditë që po digjet.

    “Deponia në fshatin Dëbërcë është duke u djegur 3 ditë me radhë, përderisa banorët janë duke qëndruar në tym, kryetari i komunës pretendon se kjo deponi është djegur qëllimisht”, raporton Senat Zylbehari, gazetar TV21.

    Kryetari i Zhelinës Blerin Sejdiu gjithashtu thotë se ka tre vite me radhë kërkuar nga ministria mjete për pastrimin e të njëjtës, por kërkesa nuk është marrë parasysh.

    “Unë tre vite me radhë  bëj kërkesë në ministrin e ambientit edhe përgjigja na kthehet negative, kurse ministri ambientit në fushatë vinë në këtë fshat dhe thotë se unë do ta heq këtë deponi. Sa i përket deponisë, dyshojmë se është ndezur nga dora njeriut pasi deponia është ndezur natën dhe flaka ka marr përnjëherë”, pohoi Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës.

    Edhe Sejdiu, para zgjedhjeve, u ka premtuar banorëve se deponia do të pastrohet, ndërsa shprehet se nuk do ta lërë mandatin pa përmbushur këtë premtim.

    Ne nëse nuk kemi përgjigje do të detyrohemi ta pastrojmë  pasi që kemi thënë se do ta pastrojmë edhe do ta pastrojmë dhe unë nuk do të dalë nga komuna pas mos e pastruar këtë deponi  tërësisht që gjendet parapa meje.

    Zjarrfikësit e Tetovës thonë se kanë  48 orë që po mundohen ta shuajnë zjarrin.

    “Brenda ditës kemi pas 13 raste, gjatë natës 6 raste dhe kjo deponi që po shihni këtu që është një katastrofë që ndodh në rrafshin e Pollogut, pasi që faktori njëri është ai që bën. Është një situatë këtu brenda 48 orëve mbrëmë me komunë  e Zhelinës ishim tërë natën këtu, pasi deponitë nuk shuhen me ujë dhe duhet makineri e rëndë që ta groposim edhe ta shuajmë tërësisht”, tha Avni Ameti, komandat i NJTKZ Tetovë.

    Para dy javësh një deponi tjetër u ndez në komunën e Bërvenicës, e si pasojë qyteti i Tetovës për ditë më radhë ka qenë nën tym, ndërsa ndotja e ajrit në Tetovë dhe Zhelinë ka qenë mbi normën e lejuar.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    [quads id=5]

    [quads id=4]

    spot_img

    Të fundit

    Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar ligj që ndalon “sjelljen e papërshtatshme” ndaj librave fetarë. Ligji njihet gjerësisht në vend...

    Rrahje në burgun e Idrizovës

    Më datë 06.12.2023 në ora 16.00 në SPB Shkup, nga IEVP Burgu Idrizovë, është raportuar se më datë 05.12.2023...

    Vauçerë për vizitë të vendeve turistike në Maqedoni- masa e re për mbështetje të studentëve

    Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të...

    Ziberi: Disa institucione kanë punësuar vetëm maqedonas, disa vetëm shqiptarë

    Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke prezantuar Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe...
    spot_img
    WordPress Ads