More

    Decentralizimi/ Grubi: MO kaloi rrugë të vështirë, por krijoi bazë juridike për ndarje të re territoriale dhe pushtet lokal më funksional

    Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi gjatë  konferencës ndërshtetërore “Forumi i Qeverisjes Lokale në Ballkanin Perendimorë”, organizuar në Republikën e Kosovës, në të cilën morën pjesë  zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj dhe përfaqësues të tjerë zyrtarë të vendeve, ka folur për procesin e decentralizimit si proces për të cilin ai tha se “ka qenë më tepër si një mision më i gjerë shoqëror, që në thelb ngërthen idealet e barazisë”, raporton indeks.mk

    Ai ka thënë se mangësitë e këtij procesi janë përmirësuar pas luftës së vitit 2001.  E sipas tij, MO si marrëveshje historike luajti rol kyç në transformimin e realitetit duke vendosur fokusin në zhvillimin e vetëqeverisjes lokale.

    “Mangësitë e atij modeli do të korrigjohen menjëherë pas luftës së vitit 2001 me nënshkrimin e Marrëveshjes të Ohrit, kur u krijuan kushte më të favorshme kushtetuese-juridike, ku pushtetit lokal do t’i kalojnë shumë kompetenca, për një pushtet më efikas dhe më funksional, por në anën tjetër, edhe për ta çuar në shkallë më të lartë edhe barazinë etnike”, tha në fjalën e tij, Artan Grubi.

    Kjo Marrëveshje historike, sipas tij, luajti rol kyç në transformimin e realitetit duke vendosur fokusin në zhvillimin e vetëqeverisjes lokale si thelbësor për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe në promovimin e vlerave dhe mbrojtjen e identitetit kulturor e gjuhësor.

    Ai tha se  Marrëveshja e Ohrit ka iniciuar  ndryshime të mëdha edhe në ndarjen territoriale të komunave dhe qytetit të Shkupit, por duke vënë në dukje se vetë nënshkrimi i marrëveshjes Kornizë më 13 gusht të vitit 2001 dhe ndryshimet kushtetuese një vit më pas, dhe implementimi në praktikë nuk ka shkuar përherë një rruge të lehtë.

    “Nga ky këndvështrim, Marrëveshja e Ohrit inicoi ndryshime të mëdha edhe ndarjen territoriale të komunave dhe qytetit të Shkupit, si njësi me status të veçantë, krijoi bazën juridike të rritjes së kompetencave të komunave dhe burimeve të financimit të tyre dhe përfundimisht duke u përkujdesur për ndarjen transparente dhe të barabartë të atyre burimeve”, tha Grubi.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Përplasjet VMRO-Arskovska, pësojnë qytetarët

    Përplasjet VMRO-Arsovska, shkarkimet dhe dorëheqjet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit kanë lënë një kaos prapa...

    Rrugët dytësore në Tetovë, në gjendje të keqe

    Viteve të fundit sikur është bërë rregull i pashkruar që të asfaltohen dhe të kujdesen vetëm për rrugët në...

    “Dauti Komerc” kremtoi 30 vjetorin e themelimit

    Mbrëmë në një atmosferë impozante në hapsirat e kompanisë në Saraj, "Dauti Komerc" kremtoi 30 vjetorin e themelimit dhe...

    Superekspertiza për Llaskarcën nuk është përgatitur as për 315 ditë

    Për tragjedinë e shkaktuar nga “Durmo Turs” në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona, Byrosë për ekspertiza gjyqësore nuk...
    WordPress Ads