More

    BURSË 100 PËR QIND PËR MATURANTËT E SHKËLQYESHËM QË DO TË ZGJEDHIN TË STUDIOJNË INFORMATIKËN NË UNT

    Maturantët e shkëlqyeshëm që do të përzgjedhin të studiojnë pranë Fakultetit të Shkencave Informatike në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup gjatë vitit akademik 2022/20023 do të përfitojnë bursë 100%. Maturantëve me sukses mes notës 4.00-4.99, 50 për qind bursë.

    Këto bursa u mundësuan nga bashkëpunimi mes UNT-së dhe Agjencisë për Komunikime Elektronike, e cila donoi 1 milion denarë në përkrahje të studentëve të ardhshëm.

    Grupet e studentëve të cilët do të kenë të drejtë për stipendion nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike zbatuar nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup vijon dhe atë:

    Grupi 1 – Studenti potencial të përshkruan suksesin e tij dhe atë
    • Studentët potencial me nota mesatare 5.00 do të kenë mbulim studimor 100%

    • Studentët potencial me nota mesatare 4.00 – 4.99 do të kenë mbulim 50%.

    Grupa 2 – Studentët nga viti II, III, dhe IV
    • Mbështetja financiare do të bazohet nga mesatarja e notave edhe atë 9.50 – 10.00 dhe më poshtë.

    Për informata të detajuara të interesuarit duhet të paraqiten tek Zyra për shërbime studentore.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Zv/ministri Rexhepi: Sot në Gostivar prezentuam listën preliminare për ndarjen e 70 banesave në ndërtesën sociale

    Sot në qytetin e Gostivarit prezentuam listën preliminare për ndarjen e 70 banesave në ndërtesën sociale. Komisioni në ditët në...

    UNT prezanton drejtimet deficitare para nxënësve të gjimnazit në Saraj

    SI VENDOSIN MATURANTËT PËR DREJTIMIN E STUDIMEVE?! Meqenëse është edhe pragu i fundit të vitit shkollor, maturantëve i’u është afruar...

    ASH shpalli konkursin për kryetarë të degëve

    Aleanca për Shqiptarët prej sot ka shpallur konkursin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në disa komuna të vendit. Të...

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të...