More

    Bilall Kasami harxhon 260.000€ për vetura, kërkon shkollat të mbyllen

    Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami do të harxhojë 260.000 euro për të blerë vetura të cilat do jenë në shërbim të tij.

    Gjatë emisionit 200 në Alsat, moderatorja ia përmendi Kasamit se ku do i harxhojnë 260 mijë euro dhe për çfarë vetura bëhet fjalë, derisa kreu i komunës së Tetovës u mundua të arsyetohet por nuk ia arriti që të del nga situata dhe të sqarojë se për çfarë vetura bëhet fjalë.

    Deklaratat në vazhdim:

    https://fb.watch/fGuQJJFWqn/

    Ndryshe, në anën tjetër i pyetur për kërkesën që ka të bëjë me 9 shkollat e Pollogot të cilat kërkojnë që të mbyllen gjatë dimrit, ai tha se në vazhdën e politikave për kursim të energjisë elektrike kanë kërkuar nga Qeveria, konkretisht nga Ministria e Arsimit që t’i rishqyrtojnë organizimin e vitit shkollor.

    “Ne kemi parashtruar kërkesë deri tek Ministria e Arsimit që në periudhën e dimrit, të zgjatet periudha e pushimit dimëror, por viti shkollor të vazhdojë deri në qershor, ndërsa të fillojë jo në shtator, por më herët dikund nga 15 gushti”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

    Ai shtoi se këtë iniciativë e kanë përkrahur të gjithë kryetarët e komunave të Pollogut, pasi që kjo kërkesë ka qëllim të vetëm krijimin e kushteve optimale për mësim dhënie dhe mësim marrje, në kohë të krizës energjetike.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    MASH: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi për ditët e votimit, 24 prill dhe 8 maj, si dhe...

    RMV: Këto zgjedhje do të mund të votohet edhe me dokumente me afat të skaduar

    Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti,...

    NQP: Transporti publik nesër sipas orarit javor, teleferiku i Vodnos nuk do të funksionojë

    Ndërmarrja publike e transportit Shkup njoftoi se nesër transporti publik do të funksionojë sipas orarit javor, ndërsa teleferiku Vodno...

    Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë, në kujtim dhe nderim të sakrificës...