More

    Bie qeveria e Petkovit, deputetët bullgarë votuan mosbesimin

    Qeveria bullgare e kryeministrit Kiril Petkov ka rënë ditën e sotme, duke humbur mocionin e besimit në parlamentin bullgar. Mocioni u votua me 123 vota pro, 116 kundër dhe asnjë abstenim.

    Asambleja Kombëtare në Bullgari rrëzoi nga detyra qeverinë e kryeministrit Petkon, duke penguar në këtë mënyrë dhe vendimmarrjen për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut.

    Qeveria e Petkov nuk arriti t’i mbijetonte mocionit të mosbesimit të dorëzuar në Kuvend nga GERB për shkak të dështimeve ekonomike të qeverisë.

    Qeveria e 99-të e Bullgarisë me kryeministër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021.

    Pengesë e madhe ishte dhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, të cilat Sofja kishte vënë veton për mospërputhjen e saj me Marrëveshjen e Fqinjësisë të vitit 2017, gjuhën e urrejtjes, shkatërrimin e monumenteve kulturore bullgare dhe falsifikimin e historisë bullgare.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmanii
    - Marketing -Bujar Osmanii

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmanii
    spot_img

    Të fundit

    Në Prizren po ndërtohet obelisku ‘gjigand’ për UÇK-në

    Tek vendi “Tuma e Leskovecit” në Vërri të Prizrenit po vendosen tre shkronja emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

    Temperaturat e larta nuk i zhdukën virozat, ambulancat dhe klinikat, të mbushura me fëmijë

    Temperaturat e larta nuk e ndryshuan gjendjen e stërmbushur me fëmijë në ambulanca, gjegjësisht Klinikën e Fëmijëve në Kozle,...

    Valë e reagimeve nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit, “Politikë antiserbe” thotë Daçiq

    Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e dhënë dje se vendi do...

    Arrestohet i mituri në Tetovë për vjedhjen e një veture dhe dëmtimin e një tjetre

    Më datë 16.04.2024 në orën 02.05 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB- Tetovë kanë privuar nga liria një...