More

    Bie çmimi i naftës

    Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës ra me 4.5 për qind javën e kaluar në 106.65 dollarë, ndërsa në tregun amerikan një fuçi ra me 4.6 për qind në 102.07 dollarë.

    Rënia e çmimeve vjen si pasojë e shqetësimeve për kërkesën, duke pasur parasysh ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore. Javën e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar uli vlerësimin e tij për rritjen ekonomike botërore këtë vit nga 4.4 në 3.6 për qind e mëparshme, duke paralajmëruar se rimëkëmbja nga kriza e koronës kërcënohet nga lufta në Ukrainë dhe inflacioni i lartë.

    Për të njëjtat arsye, qeveria gjermane ka njoftuar një ulje të vlerësimit të rritjes ekonomike këtë vit nga 3.6 në 2.2 për qind, raporton agjencia kroate e lajmeve.

    Tregtarët gjithashtu kanë frikë nga kërkesa në Kinë, importuesi më i madh i naftës në botë, pasi Shangai dhe disa qytete të tjera kanë njoftuar një raund të ri masash mbylljeje për shkak të një vale të përhapjes së koronavirusit. Kjo, nga ana tjetër, do të ngadalësojë rritjen tashmë të ngadaltë të ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    VLEN, hap shtabin në Saraj

    Kualicioni VLEN, sot ka hapur shtabin në komunën e Sarajit. Të pranishëm ishin krerët e partive politike, si dhe eksponent...

    NQP Shkup: Për shkak të azhurnimit të sistemit janë të mundshme probleme teknike gjatë validimit me celular ose aplikacionin “Skopska”

    NQP Shkup informon se për shkak të azhurnimit të sistemit për pagesë që është bërë ditëve të fundit, tek...

    Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

    Në një panel diskutimi të mbajtur së fundmi, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për kryetar...

    Më 11 prill në Shkup do të shfaqet “Zonjat e Avinjonit”

    Opera dhe Baleti Nacional në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që më 11 prill do të shfaqet vepra artistike...