More

    Bekteshi: Kufizime nuk do ketë, na pret një dimër i vështirë

    Kufizime të energjisë elektrike nuk do të ketë, por do të jetë një dimër i vështirë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin dhe globalisht për shkak të krizës energjetike, deklaroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili merr pjesë në MEF Forumin Energjetik në Ohër.

    “Të gjitha përgatitjet janë bërë veçmas nga ESM për rritjen e prodhimit dhe sipas planit të tyre të dorëzuar tashmë është rritur prodhimi. Përsa i përket çmimeve, barra më e madhe do të bjerë mbi ata që ngrohin pishinat, që kanë mundësi të paguajnë faturat, të cilët shpenzojnë sa shpenzojnë 100 familje mesatare në vend në muaj. Në pjesën e qytetarëve mesatarë, ata që shpenzojnë mesatarisht sipas të gjitha parametrave dhe nevojave të tyre, për ta mund të ketë fatura më të vogla me vendosjen e tarifave bllok. Sigurisht që të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të përkushtuar që të përpiqemi të kursejmë sa më shumë energji elektrike sepse kjo nuk është krizë vetëm në Maqedoninë e Veriut, kjo është krizë globale”, tha Bekteshi.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    “Tabanoc”, kapet ari në vlerë të 600 mijë eurove dhe para të padeklaruara

    Drejtoria doganore dje në vendkalimin kufitar Tabanoc ka sekuestruar 13.3 kilogramë ari në vlerë prej mbi 600.000 eurove dhe...

    Liqeni Treska mbetet në harresë

    “Me dekada të tëra, Liqeni Treska i cili ka qenë njëri nga vendet më atraktive në kryeqytet, vazhdon të...

    Indonezi, hapet ekspozita me reliktet e profetit Muhamed

    Në qytetin Tambun, në provincën Java Perëndimore të Indonezisë, është hapur një ekspozitë ku vizitorët mund të shohin reliktet...

    Matka destinacioni i preferuar për të huajt

    “Njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë shumë mirkpritës” Lili nga Indonezia dhe Kevini nga Gjermania kishin vendosur të vizitojnë vendet...
    WordPress Ads