More

    Bekteshi: Kemi çmime më të lira për derivatet në rajon

    Pas panikut që u përhap në shtet për mungesën e naftës, Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, qetëson situatën.

    KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

    Nuk ka vend për panik. Qytetarët mos të bien preh e spekulimeve të portaleve të caktuara apo të disa tregtarëve që janë profiter-lufte.
    Unë mund ti sigurojë qytetarët siç ka qenë lider në rajon edhe këtë herë do të ketë çmimet më të lira duke krahasuar me shtet fqinjë.

    Me rritjen e çmimeve të naftës në nivel global, çmimet edhe në rajon e prekën majën.

    SHQIPËRI – 1 LITËR NAFTË=112 DENARË
    KOSOVË – 1 LITËR NAFTË = 94.5 DENARË
    SERBI- 1 LITËR NAFTË=94.5 DENARË

    Një litër në Shqipëri shitet për 112 denarë, e në Kosovë dhe Serbi, 94.5 denarë për litër. Përderisa në Maqedoninë e Veriut, 1 litër naftë shitet për 84 denarë.
    E sa i përket produkteve ushqimore, Ministri Bekteshi, paralajmëroi se javën e ardhshme do të ketë masa shtesë. Ngjarja nga Ministria e ekonomisë ishte e organizuar të dielën, por ishin prezent një numër i madh i mediave, e sipas ligjit të ri, u takon 50% plus nga paga ditore. Ministri bëri thirrje që ligji të respektohet edhe nga mediat.

    KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË
    Në kuadër të ligjit, pra 50% të dielave u takojnë të gjithë të punësuarve të dhëna shtesë. Besoj që të gjithë pronaret e mediave duhet ti respektojnë ligjet./KlanMacedonia/

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    RMV: Këto zgjedhje do të mund të votohet edhe me dokumente me afat të skaduar

    Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti,...

    NQP: Transporti publik nesër sipas orarit javor, teleferiku i Vodnos nuk do të funksionojë

    Ndërmarrja publike e transportit Shkup njoftoi se nesër transporti publik do të funksionojë sipas orarit javor, ndërsa teleferiku Vodno...

    Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë, në kujtim dhe nderim të sakrificës...

    Policia ndalon dy persona në Tetovë, u kapën duke ngjitur material propagandistik në periudhë të heshtjes zgjedhore

    Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë ndaluar dy persona të cilët janë kapur duke...