More

    Bekim Sali: Situata epidemiologjike nuk na lejon të lehtësojmë masat

    Ministri i Shëndetëissë, Bekim Sali thotë se vendi ynë ende nuk është në gjendjen epidemiologjike të mirë  për lirimin e masave kundër koronavirusit. Sipas të parit të Shëndetësisë, përqindja e vogël e të vaksinuarve dhe të imunizuarve  në mënyrë natyrale nuk është garancë, që të vazhdojmë më tutje pa maska apo pa respektim të masave parandaluese ndaj Kovid-19.

    BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

    “Do të kisha pasur dëshirë të flaktë që të jem i pari i cili njofton se prej nesër jemi të liraur nga maskat dhe gjitha masat tjera, mirëpo sitauta aktuale epidemiologjike nuk na lejonë të bëjmë një hap të atillë, për arsye se ne si Ministri e Shëndetësisë, si Intituti i Shëndetit Publik dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse  e analizojmë situatën edhe në vend edhe në rajon por edhe në shtetet që i kemi si shtete relevante dhe shtete krahasuese”

    Sali më tej tha se për momentin Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në zonën e verdhë, por siç tha shpreson që ditëve në vijim të kalojmë në të gjelbërtën, për të parë nëse mund të kemi eventualisht masa lehtësuese.

    BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

    “Indikacionet janë pozitive. Unë shpresoj që këtë javë do të kalojmë në zonën e gjëlbërt. Megjithatë se a jemi gati, që ne t’i lirojmë të gjitha masat, këtu nuk jam i sigurt dhe do të shohim se çfarë do të vendosim të mërkurën me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse”

    Ministri i shëndetësisë gjithashtu shtoi se duhet të përgaditemi për fazën post-kovid, pasi që mund të ketë endemi dhe pandemi të tjera.

    Ndërkaq, analiza serologjike tregon se 86 për qind e popullsisë është e imunizuar, ndërsa  75 për qind janë personat e pavaksinuar, të cilët e kanë e kanë kaluar koronavirusin dhe  kanë fituar imunitet natyror./tvshenja

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmanii
    - Marketing -Bujar Osmanii

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmanii
    spot_img

    Të fundit

    Bela e Bexheti: Opozita shqiptare ende pa program politik, njejtë si VMRO-ja merren vetëm me BDI-në

    ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia përballë panelistëve, është sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti. Analisti Valon...

    28-vjeçarja nga Shkupi sulmohet fizikisht nga i dashuri, prindërit dhe tezja e tij!

    Më 14.04.2024 në ora 20:15 në SPB Shkup, një 28-vjeçare ka raportuar se rreth orës 11:30 në zonën e...

    Bujar Osmani: Puthja e dorës nga hoxha ishte një shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu që ka shpëtuar jetë

    “Dje, gjatë tubimeve të fushatës, një foto ku një zotëri i moshuar më puthi dorën u përhap gjerësisht në...

    Arrestohen 17 pjesëtarë të Policisë së Burgjeve në Maqedoninë e Veriut

    Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftojnë se mëngjesin e sotëm ka pasur aksion në...