Sot Drejtori Bekim Murati së bashku me z. Stefen Hudolin – Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup dhe z. Enver Husein – Zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale, mbajtën fjalë rasti në aktivitetin për prezantimin e projektit IPA “Aktivizimi i grupeve të cenueshme në tregun e punës”.
Drejtori Murati theksoi se Agjencia e Punësimit në vazhdimësi zbaton lloje të ndryshme të masave dhe shërbimeve aktive të punësimit, duke u kujdesur veçanërisht për personat e papunë që i përkasin kategorive të rrezikuara të qytetarëve.