More

    Arrestohet tetovari që kishte ikur nga burgu i Idrizovës

    Nga MPB bëjnë të ditur se sot është arrestuar një i burgosur nga Tetova, i cili kishte ikur nga burgu duke shfrytëzuar të drejtën për vikend të lirë, respektivisht nuk ishte kthyer për vuajtje të dënimit me burg, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se i njëjti dyshohet për vjedhje që është bërë rreth mesnatës.

    “Sot (18.01.2023) rreth orës 10:30, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar 35-vjeçarin R.A. nga Odri i Tetovës për vuajtje të dënimit me burg prej 4 vjet e 11 muaj, pasi paraprakisht ishte liruar për fundjavë dhe nuk ishte kthyer në Burgun “Idrizovë” në Shkup. Ai është dërguar në burg për të vuajtur dënimin. Ndryshe, R.A. po ashtu dyshohet se mbrëmë ka kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në Belovisht të Tetovës, nga ku ka marrë para dhe gjëra personale. Sendet e vjedhura u gjetën i është kthyer pronarit”, thonë nga MPB.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    Temperaturat do të shkojnë deri në 27 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

    Në Maqedoninë e Veriut vijon periudha e motit kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me rritje të temperaturës në...

    Xhaferi priti në takim volejbollisten Erjona Jonuzi, shqiptaren e vetme në reprezentacionin e RMV-së

    Kryeministri teknik, Talat Xhaferi sot në Qeveri priti në takim volejbollisten Erjona Jonuzin, e cila është shqiptarja e vetme...

    Florian Marku rikthehet në ring, tregon datën e meçit të madh

    Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtar i tij do të jetë Chris...

    2571 shtetas të RMV në diasporë do të votojnë për president të shtetit

    Votimi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, në bazë të 2571 kërkesave të pranuara të qytetarëve tanë, do të...