More

    Arrestohet një banor nga Kopanica, tek ai u gjet armë me origjinë nga një grabitje ku kishte edhe të vdekur

    Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 57-vjeçar nga Kopanica e Shkupit pasi tek i njëjti është gjetur një armë që ka lidhje me një krim të kryer nga një person tjetër në Strumicë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas arrestimit janë kryer kontrolle edhe në burgun e Idrizovës, ku janë gjetur fakte për tregti të paligjshme me armë.

    “Është privuar nga liria I.B.(57) nga fshati Kopanicë, Shkup. Gjegjësisht, pas urdhëresës së pranuar paraprakisht për bastisje nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e I.B., me ç’rast kanë gjetur një pistoletë tip “Staer” me dy karikatorë dhe 61 fishekë të kalibrit 9 mm. Nga hetimi i kryer, u konstatua se arma e kishte origjinën nga një vjedhje e kryer më 20 janar 2023 në shtëpinë e M.B. në Strumicë nga i afërmi i saj P.I.(25) nga Strumica, e cila më 23.01.2023 është privuar nga liria për shkak të vrasjes së saj dhe tashmë është në paraburgim prej 30 ditësh”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

    Në një panel diskutimi të mbajtur së fundmi, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për kryetar...

    Më 11 prill në Shkup do të shfaqet “Zonjat e Avinjonit”

    Opera dhe Baleti Nacional në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që më 11 prill do të shfaqet vepra artistike...

    Kuvendi i ASH-së krahu i Selës vendosi, i bashkohet Frontit Europian

    Sapo ka votuar Kuvendi i ASh-së që ti bashkohet Frontit Europian. Siç mësohet ASH-ja e Ziadin Selës do të fitoj...

    Rama: Synojmë të kemi 4 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri

    Për herë të parë Shqipëria u vlerësua nga Standard & Poor’s me BB-, duke shënuar përmirësim në pozicionin fiskal....