More

    Andi Ismaili, futbollisti 13 vjeçar nga Shkupi që po shkëlqen në fushën e gjelbër

    Andi Ismaili, futbollisti 13 vjeç nga Shkupi që luan për ekipin e futbollit “Makedonija Gjorçe Petrov” gjatë ndeshjeve të fundit ka shkëlqyer në terrenin e gjelbër. Andi edhe pse 13 vjeç, ai tashmë luan për grup moshën U-16.

    Trajneri i tij aktual, por edhe ish trajneri Goran Petreski-Cunga kanë besim të madh në talentin dhe aftësitë e futbollistit të ri Andi Ismaili.

    Të dy trajnerët besojnë se Andi Ismaili në të ardhmen e afërt do të bëhet YLL i futbollit vendor dhe atij ndërkombëtar.

    Ilirjan Ismaili, babai i futbollistit Andi Ismaili, në një deklaratë për GAZETA.MK thotë se Andi që nga mosha 6 vjeçe ka nisur stërvitjet e tija n futboll. Fillimisht talenti i ri nga Shkupi, karrierën e tij e ka filluar në shkollën e futbollit “Albion” ku edhe ka luajtur deri në moshën 11 vjeçare. Më pas Andi është transferuar tek klubi i futbollit “Vardar” për të vazhduar tash tek “Makedonija Gjorçe Petrov”.

    Ilirjan Ismaili, thotë se tashmë për Andin kanë shprehur interes disa klube ndërkombëtare me renome dhe traditë futbolli. Ai përmendi vetëm kontaktin me Akademinë e Futbollit “Dinamo Zagreb” dhe me ekipin e mirënjohur të Turqisë “Galatasaray”. /Derveni.mk

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së...

    Sulm terrorist në Ankara: Të plagosur dy policë

    Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para...

    Shkup: Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë...

    Parashikimi i motit për sot në Maqedoni,

    Me diell më pak dhe kryesisht në pjesët veriore me vranësira mesatare.Temperatura minimale do të jetë në interval prej...
    WordPress Ads