More

    AlternAtivA: BDI u pozicionua pas Gruevskit

    Mbrëmë opinioni kishte mundësinë të sheh edhe një tjetër reagim histerik të udhëheqësisë së BDI-së në media. Një koment shumë më logjik për qëndrimet tani më të dëgjuara të Hristijan Mickovskit është se, VMRO-DPMNE do të mund të kërkojë partner në partitë shqiptare vetëm nëse qartë, pa hamendje dhe në vepër dëshmon se me të vërtetë është për perspektivat evropiane të vendit dhe partneritetin strategjik me SHBA-në. Por BDI, me vetëdije apo pa vetëdije publikisht u pozicionua prapa ish kryeministrit Nikolla Gruevski në të cilën Qeveri kanë shërbyer 8 vite. Dilema kyçe është se çfarë zori ka udhëheqësia e BDI-së pasi ka filluar publikisht të koketojë me ish politikanë të cilët janë në listën e zezë të SHBA-së? A po e presin shpëtimin nga Budapesti? A është e saktë se udhëheqësia e BDI-së është në komunikim të rregullt me Nikolla Gruevskin”? Përndryshe, AlternAtivA dëshiron t’i tregojë BDI-së që të dalin nga filmi se kanë monopol mbi elektoratin shqiptar. Është e kot frika e tyre se koalicioni eventual i gjerë në mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së do t’i dërgojë në opozitë. Shumica e votuesve shqiptar në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të ndodhin, do t’i dërgojnë në opozitë, për shkak krimit, korrupsionit dhe shkëputjes nga realiteti. I inkurajojmë që të vazhdojnë që të vendosin interesat e shqiptarëve në rend të dytë për shkak interesave personale të disave në krye të BDI-së. Në këtë mënyrë i ndihmojnë opozitës shqiptare që për çdo ditë përforcohet në luftën për vlerat e vërteta evropiane dhe për ardhmëri të sigurt për qytetarët.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

    Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski njoftoi sot, se kanë mbyllur edhe 10 markete të tjera në...

    Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së...

    Sulm terrorist në Ankara: Të plagosur dy policë

    Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para...

    Shkup: Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë...
    WordPress Ads