More

    Aksident i rëndë trafiku, çifti mbeten të vdekur!

    Çifti nga fshati Mokrievë, të moshës 70 dhe 69 vjeçare, kanë vdekur sot pasdite në një aksident të rëndë trafiku në dalje nga fshati Koleshino, afër Strumicës. Sipas informacioneve nga MPB Strumica, vetura “Volkswagen Passat” me shenja regjistrimi Strumicë, e cila drejtohej nga T.N. dhe në të cilën pasagjere ishte bashkëshortja e tij NN, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin buzë rrugës.

    Nga plagët e marra të dy kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Për shkak të dëmtimit të madh të veturës, në nxjerrjen e kufomave kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit nga TPPE Strumica. Në vendin e aksidentit një ekip policor dhe një prokuror publik nga Prokuroria Publike Strumicë kanë kryer këqyrje.

    Ndryshe, në 24 orët e fundit ky është aksidenti i dytë trafiku me pasoja fatale në këtë rajon. Në rrugën lokale Novosellë – Mokrievë mbrëmë ka humbur jetën edhe një 38 vjeçar, banor i fshatit Mokrievë, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    NQP: Transporti publik nesër sipas orarit javor, teleferiku i Vodnos nuk do të funksionojë

    Ndërmarrja publike e transportit Shkup njoftoi se nesër transporti publik do të funksionojë sipas orarit javor, ndërsa teleferiku Vodno...

    Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë, në kujtim dhe nderim të sakrificës...

    Policia ndalon dy persona në Tetovë, u kapën duke ngjitur material propagandistik në periudhë të heshtjes zgjedhore

    Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë ndaluar dy persona të cilët janë kapur duke...

    Çfarë duhet të dini gjatë votimit? Këto janë udhëzimet për votim në zgjedhjet presidenciale

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve para zgjedhjeve të nesërme presidenciale publikoi udhëzime për votimin e qytetarëve. Në 18 pika sqarohen mënyra...