More

    Aksident i rëndë i autobusit serb në Greqi, raportohet për viktima

    Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidentin e trafikut që ndodhi herët në mëngjes në pjesën veriore të Greqisë, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, kur një autobus turistik nga Serbia u përplas me dy vetura dhe rruga është mbyllur që prej asaj kohe nga ora 6:30 e mëngjesit të sotëm për trafik.

    Sipas televizionit shtetëror grek ERT, ka ndodhur një përplasje e drejtpërdrejtë mes një autobusi turistik dykatësh me 78 turistë nga Serbia dhe një veture, tre nga katër pasagjerët në automjet kanë humbur jetën, ndërsa rreth 45 turistë serbë janë plagosur, pesë prej tyre rëndë.

    Pas përplasjes direkte, autobusi është përmbysur dhe në aksident është përfshirë një veturë e dytë, me shumë gjasa me targa serbe, e cila ka goditur mjetin, pa lënduar pasagjerët.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    [quads id=5]

    [quads id=4]

    spot_img

    Të fundit

    Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar ligj që ndalon “sjelljen e papërshtatshme” ndaj librave fetarë. Ligji njihet gjerësisht në vend...

    Rrahje në burgun e Idrizovës

    Më datë 06.12.2023 në ora 16.00 në SPB Shkup, nga IEVP Burgu Idrizovë, është raportuar se më datë 05.12.2023...

    Vauçerë për vizitë të vendeve turistike në Maqedoni- masa e re për mbështetje të studentëve

    Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të...

    Ziberi: Disa institucione kanë punësuar vetëm maqedonas, disa vetëm shqiptarë

    Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke prezantuar Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe...
    spot_img
    WordPress Ads