More

    3 VJET TEATRI PËR FËMIJË DHE TË RINJ, DIJANA TOSKA: Jemi një ansambël i vërtetë

    “Rekuiem për Musine Kokalarin”, “Sonte nuk jam vetëm” “Legjendat shqiptare” “Lojërat në oborrin e pasmë”, kanë qenë premierat që kanë mbushur sallën me fëmijë dhe të rinj gjatë gjithë vitit. Si asnjëherë më parë teatri ka qenë aktiv në të gjitha sezonet artistike duke dhuruar spektakël për fëmijë dhe të rritur

    Evis HALILI

    Shkup, 28 dhjetor – Me katër premiera dhe një numër të madh shfaqjesh Teatri për fëmijë dhe të rinj po mbyll kalendarin artistik të këtij viti. Por edhe të kompletuar me një ansambël të vërtetë, thekson drejtoresha Dijana Toska. “Rekuiem për Musine Kokalarin”, “Sonte nuk jam vetëm” “Legjendat shqiptare” “Lojërat në oborrin e pasmë”, kanë qenë premierat që kanë mbushur sallën me fëmijë dhe të rinj gjatë gjithë vitit. Si asnjëherë më parë teatri ka qenë aktiv në të gjitha sezonet artistike duke dhuruar spektakël për fëmijë dhe të rritur. Pak ditë më parë TSHFR shënoi edhe tre vjetorin e themelimit si institucion nacional. Gjatë kësaj periudhe stafi numëron 11 aktorë, kostumografe, piktor asistent, 7 punonjës në sektorin e teknikës dhe 3 administratorë, ka krijuar logon…etj. “Kështu që jemi një ansambël i vërtetë. Natyrisht që ka edhe probleme të ndryshme por mbetemi me shpresë se do t’i tejkalojmë dalëngadalë. Kemi akoma shumë punë për të bërë dhe rritemi ngadalë, por sigurt. Ka qenë më se e nevojshme për fëmijët tanë që një institucion i tillë të formohet dhe të funksionojë. Në kushte shumë modeste po arrijmë që të realizojmë repertorin tonë dhe të mirëpresim fëmijët tanë që të shijojnë teatrin”, thotë drejtoresha Toska.

    Ajo shton se vizioni ka qenë dhe mbetet që të krijohet një institucion bashkëkohor që do të ofrojë jo vetëm argëtim dhe edukim artistik për fëmijët dhe të rinjtë në Shkup, por edhe për të krijuar akses dhe për të afruar teatrin edhe nëpër qytetet e tjera shqiptare.

    Në javën e fundit të vitit po jepen shfaqje për nxënës të shkollave periferike të Shkupit për të cilët po shpërndahen edhe dhurata dhe paketa në ndihmë të atyre fëmijëve në nevojë. Pjesëmarrja e organizuar në shfaqje gjatë ditëve të javës ka ardhur pas nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me komunat shqiptare në mënyrë që aksesi i nxënësve të shkollave periferike, të Shkupit dhe jashtë saj të jetë sa më i madh. Me rastin e shënimit të festës së Kongresit të Manastirit TSHFR dha shfaqje për fëmijët në qytetin e Manastirit, ndërsa për vitin e ardhshëm planifikohet që shfaqjet nëpër qytete të tjera të vijojnë, të organizohet një festival teatror rajonal, e të tjera. Teatri i fëmijëve dhe të rinjve u themelua si institucion nacional në fund të vitit 2019. Deri në atë periudhë ka funksionuar si qendër teatrore, e formuar në vitin 2000 nga Bajrush Mjaku, deri në vitin 2017 kur komuna e Çairit e mori nën kompetencat e veta si një institucion lokal i komunës. (koha.mk)

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmanii
    - Marketing -Bujar Osmanii

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmanii
    spot_img

    Të fundit

    Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriu

    Kryetari i Alternativës Afrim Gashi nga Berlini tha se ata janë në një proces për të bërë ndryshimin historik...

    Osmani për sloganin e VMRO-së: Çfarë fjalori është “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”? A jemi në shekullin 21!?

    Osmani për sloganin e VMRO-së: Çfarë fjalori është “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”? A jemi në shekullin...

    Osmani nga Saraji: Kemi institucionalizuar dinjitetin e popullit tonë, por misioni ende nuk ka mbaruar

    Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor i BDI-së, dega Saraj, kanë organizuar debat të hapur me kandidatin për President,...

    Osmani: Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga “Ballkani i Hapur

    Osmani tha se si ministër i një vendi anëtar në NATO, ka informacione shtesë për sulmin në Banjskë të...