Mbi 1 mijë anëtarë të Aleancës për Shqiptarët kanë dorëzuar nënshkrime duke e propozuar Ziadin Selën si kandidat për kryetar të partisë, në kongresin partiak që do të mbahet më 27 mars. Sela, i cili e udhëheq këtë subjekt politik që nga viti 2014, është kandidati i vetëm.
“Në komisionin për kandidim ka ardhur vetëm një propozim, mbi 1600 anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, me nënshkrimet e tyre kanë propozuar Ziadin Selën për kryetarë të Aleancës për Shqiptarët. Gjatë ditës së djeshme ne si komision kemi verifikuar anëtarët e nënshkruar në këtë iniciativë, të cilët janë nga të gjitha degët, nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, nga komunat rurale dhe kështu me radhë”. deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH-së. /SHENJA/